Ofrohet për shitje apartament 2+1 në Splendor Residence, një projekt rezidencial modern i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës. Kompleksi është konceptuar sipas standardeve bashkëkohore të ndërtimit, duke ofruar cilësi, komoditet dhe ambiente të mirëorganizuara, ideale si për banim ashtu edhe për investim.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1
Kati: 3
Sipërfaqe neto: 84.72 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 19.34 m²
Sipërfaqe verandë: 37.80 m²
Sipërfaqe totale: 141.86 m²
Post parkimi: 38.24 m²
Faza e ndërtimit: Suvatime
Çmimi total: 21,279,000 Lekë
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, 1 tualet, korridor shpërndarës dhe një verandë prej 37.80 m², e cila krijon një hapësirë ideale për relaks, kënd ndenjeje apo organizime familjare. Planimetria është moderne dhe funksionale, me ambiente të ndriçuara natyralisht dhe ndarje optimale të hapësirave, duke garantuar komoditet maksimal për jetesë. Faza aktuale e ndërtimit u jep mundësinë blerësve të personalizojnë rifiniturat sipas preferencave të tyre.
Përshkrimi i zonës
Splendor Residence ndodhet në një zonë rezidenciale me zhvillim të shpejtë, me akses të lehtë drejt qendrës së Tiranës dhe akseve kryesore të qytetit. Kompleksi ofron standard të lartë ndërtimi, infrastrukturë moderne dhe afërsi me shkolla, kopshte, markete, institucione dhe çdo shërbim të nevojshëm për një jetesë komode. Pozicionimi dhe cilësia e projektit e bëjnë këtë pronë një zgjedhje të shkëlqyer si për banim ashtu edhe për investim afatgjatë.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434