Bulevardi Gjergj Fishta
Ofrohet për shitje apartament 2+1+2 në zonën e Ish-Ekspozitës, në Bulevardin Gjergj Fishta, një nga adresat më të preferuara dhe më të kërkuara për banim në Tiranë. I restauruar totalisht me materiale cilësore dhe me organizim funksional, kjo pronë është ideale si për banim familjar ashtu edhe për investim.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1+2
Sipërfaqe: 101 m²
Pallat me ashensor
Me hipotekë
I restauruar totalisht
Çmimi: 320,000 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, korridor shpërndarës dhe ballkon. Prona është restauruar nga fillimi me investim cilësor, duke përdorur materiale premium dhe rifinitura moderne. Ambientet janë të ndriçuara natyralisht, me planimetri funksionale që garanton komoditet dhe cilësi të lartë jetese.
Përshkrimi i zonës
Zona e Ish-Ekspozitës, përgjatë Bulevardit Gjergj Fishta, është një nga zonat më të zhvilluara dhe më prestigjioze të Tiranës. Pozicionimi strategjik ofron akses të menjëhershëm me qendrën e qytetit, Bllokun, Komunën e Parisit dhe akset kryesore të kryeqytetit. Në afërsi ndodhen institucione, shkolla, kopshte, markete, qendra tregtare, restorante dhe çdo shërbim i nevojshëm për një jetesë komode. Kërkesa e lartë për prona në këtë zonë e bën apartamentin edhe një investim me vlerë të sigurt.
Një mundësi ideale për të jetuar ose investuar në një nga zonat më elitare të Tiranës.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434