Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament 2+1+2 në Komunën e Parisit, një nga zonat më të preferuara dhe më të kërkuara për banim në Tiranë. Me organizim funksional, sipërfaqe të bollshme , kjo pronë është ideale si për banim familjar ashtu edhe për investim.

Detajet e pronës

Tipologjia: 2+1+2

Vendndodhja: Komuna e Parisit, Tiranë

Kati: 8 (Kati i fundit)

Pallat me ashensor

Sipërfaqe bruto: 120.1 m²

Sipërfaqe neto: 103.7 m²

Me hipotekë

Çmimi: 260,000 €

Përshkrimi i apartamentit

Apartamenti organizohet në sallon të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, korridor shpërndarës dhe ballkon. Planimetria është funksionale dhe ofron ndarje optimale të ambienteve, me ndriçim natyral dhe hapësira komode për një jetesë cilësore. Pozicionimi në katin e fundit garanton privatësi maksimale, qetësi dhe pamje të lirë, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje ideale për familjet që kërkojnë rehati dhe komoditet.

Përshkrimi i zonës

Komuna e Parisit është një nga zonat më elitare dhe më të zhvilluara të Tiranës, e njohur për infrastrukturën moderne dhe aksesin e lehtë me qendrën e qytetit. Në afërsi ndodhen shkolla, kopshte, supermarkete, qendra tregtare, restorante, institucione dhe transport publik, duke ofruar të gjitha kushtet për një jetesë komode. Kërkesa e lartë për prona në këtë zonë e bën apartamentin një investim të sigurt dhe me potencial të lartë vlerësimi.

Një mundësi ideale për të jetuar ose investuar në një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:

+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1318
Lloji Apartament
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 56
Sipërfaqja: 104 m2
Sip. Totale: 120 m2
Kati: 8

Karakteristikat

Qëndër
Qëndër Tregtare
Shkollë