Pershkrimi i Prones

Përshkrimi i Pronës

Ofrohet me qira ambient i përshtatshëm për zyra, i pozicionuar në Rrugën Sami Frashëri, përballë Drejtorisë së Policisë, në një nga zonat më të aksesueshme dhe më të përshtatshme për aktivitet profesional në Tiranë.

Prona ndodhet në katin e 4-t dhe ka një organizim funksional, duke e bërë të përshtatshme për biznese që kërkojnë komoditet, adresë të mirë dhe akses të lehtë për klientët dhe stafin.

Detajet e pronës

Tipologjia: Apartament i përshtatshëm për zyra
Sipërfaqe totale: 68 m²
Kati: 4
Tualete: 2
Vendndodhja: Rruga Sami Frashëri, përballë Drejtorisë së Policisë

Çmimi: 750 € / muaj

Përshkrimi i ambientit

Ambienti organizohet nëpërmjet një korridori shpërndarës, i cili lidh 3 ambiente pune, kuzhinë të veçuar të mobiluar, 2 tualete dhe 2 ballkone.

Planimetria funksionale dhe ndriçimi natyral e bëjnë pronën shumë të përshtatshme për zyra konsulence, studio profesionale, kompani IT, studio projektimi, klinika të vogla, agjenci apo aktivitete të tjera shërbimi.

Përshkrimi i zonës

Rruga Sami Frashëri është një nga rrugët më të njohura dhe më të kërkuara për aktivitet profesional në Tiranë, me akses të shpejtë drejt qendrës dhe zonave kryesore të qytetit.

Pozicionimi përballë Drejtorisë së Policisë e bën këtë pronë shumë praktike dhe lehtësisht të identifikueshme. Zona ofron afërsi me transport publik, banka, institucione, bare, restorante, markete dhe shërbime të ndryshme të përditshme.

Ky ambient është një mundësi shumë e mirë për biznese që kërkojnë një zyrë funksionale në një lokacion strategjik dhe të konsoliduar.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO1351
Lloji Zyra
Statusi: E perdorur
Tualetet: 2
Website Views 10
Sipërfaqja: 68 m2
Sip. Totale: 68 m2
Kati: 4

Karakteristikat

Qëndër
Police
Shkollë
Vendndodhje