JEPET ME QIRA APARTAMENT 2+1 – VLORË
Jepet me qira apartament i tipologjisë 2+1, i pozicionuar pranë zonës së Ujit të Ftohtë, në një kompleks të qetë, të mirëmbajtur dhe të banuar gjatë gjithë vitit.
Apartamenti ndodhet në katin e 2-të të një pallati me ashensor dhe ofron një organizim të rehatshëm të ambienteve të brendshme. Prona është plotësisht e mobiluar dhe e pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për një jetesë komode.
Falë vendndodhjes së favorshme, apartamenti ka akses të lehtë në shërbimet kryesore të zonës dhe është i përshtatshëm për familje ose persona që kërkojnë banim afatgjatë në një nga zonat më të preferuara të Vlorës.
Apartamenti është i lirë dhe gati për banim të menjëhershëm.
Çmimi i qirasë: 50,000 lekë/muaj
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.