Pershkrimi i Prones

Përshkrimi i Pronës

Shitet apartament i tipologjisë 2+1, i pozicionuar në Rezidencën Xheluks, në zonën e Rrugës së Elbasanit, një nga zonat më të preferuara dhe të aksesueshme të Tiranës.

Prona ndodhet në katin e 5-të, ka një sipërfaqe totale prej 122 m² dhe ofrohet e mobiluar. Apartamenti ka organizim të bollshëm dhe funksional, duke krijuar ambiente komode për jetesë familjare.

Organizimi

◆ Sallon i bollshëm
◆ Ambient ngrënieje
◆ Kuzhinë
◆ Dy dhoma gjumi
◆ Një tualet
◆ Ambiente ndihmëse

Sipërfaqja e konsiderueshme mundëson një shpërndarje të mirë të hapësirave dhe komoditet në përditshmëri.

Përshkrimi i zonës

Rezidenca Xheluks ndodhet në një pozicion të favorshëm pranë Rrugës së Elbasanit, me akses të lehtë drejt qendrës së Tiranës, Liqenit Artificial dhe zonave kryesore të qytetit. Në afërsi ndodhen markete, farmaci, institucione arsimore, restorante dhe shërbime të ndryshme.

Çmimi: 269,000 €

Detajet e Prones

Referenca: PRO1364
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 34
Sip. Totale: 122 m2
Kati: 5