Ofrohet për qira apartament i tipologjisë 2+1, i pozicionuar në Lake View Residence, një nga rezidencat më të preferuara dhe më të kërkuara të Tiranës për standardin e banimit, pozicionin dhe aksesin që ofron.
Apartamenti ndodhet në katin e 11-të dhe ka një sipërfaqe prej 130 m², me ambiente të bollshme dhe organizim funksional. Prona përbëhet nga salloni i ndenjes, ambienti i gatimit, dy dhoma gjumi dhe dy tualete, duke e bërë të përshtatshme si për familje, ashtu edhe për klientë që kërkojnë më shumë komoditet dhe hapësirë.
Një nga avantazhet e apartamentit është veranda, e cila krijon një ambient shtesë të këndshëm për qëndrim dhe relaks.
Në çmimin e qirasë përfshihet gjithashtu një post parkimi në katin -2, një element i rëndësishëm për komoditetin e përditshëm.
Lake View Residence ofron një standard të lartë banimi dhe ndodhet në një zonë të mirëpozicionuar, me akses të shpejtë drejt akseve kryesore të qytetit dhe pranë shërbimeve të nevojshme.
Çmimi i qirasë: 2,500 €/muaj
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434