Ofrohet për shitje apartament 3+1 në zonën e Liqenit të Thatë, në Rrugën Peti, një nga zonat më të kërkuara për banim në Tiranë.
Prona ka sipërfaqe totale 171.40 m², nga të cilat 118 m² apartament dhe 53.40 m² verandë. Apartamenti ka organizim shumë funksional, me 3 dhoma gjumi, ambient ndenjeje, 2 tualete dhe verandë të bollshme, ideale për përdorim familjar.
Prona disponon hipotekë dhe ofron mundësi ndarjeje në dy apartamente, duke e bërë të përshtatshme si për banim, ashtu edhe për investim.
Detajet kryesore
◆ Tipologjia: 3+1
◆ Vendndodhja: Liqeni i Thatë, Rruga Peti
◆ Sipërfaqe totale: 171.40 m²
◆ Sipërfaqe apartamenti: 118 m²
◆ Sipërfaqe verande: 53.40 m²
◆ Tualete: 2
◆ Verandë: Po
◆ Dokumentacioni: Me hipotekë
◆ Çmimi: 240,000 €
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434