Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje një apartament komod dhe i mirëorganizuar 1+1 në Rezidencën Kaimi, një ndër komplekset më të kërkuara për banim në Tiranë, falë qetësisë, cilësisë së ndërtimit dhe infrastrukturës së kompletuar.

Detajet e pronës:

Tipologji: 1+1

Kati: 6

Sipërfaqe bruto: 61.3 m²

Sipërfaqe neto: 53 m²

Çmimi: 105,000 €

Përshkrimi i apartamentit:
Apartamenti ndodhet në kati e 6-të të një ndërtese bashkëkohore dhe ofron një planimetri të rregullt e funksionale.
Përbëhet nga sallon ndenjeje me kënd gatimi, një dhomë gjumi, tualet modern, si dhe ballkon me dritë natyrale dhe pamje të hapur.
Falë pozicionit dhe ndërtimit cilësor, ambienti është i ndriçuar dhe i ajrosur gjatë gjithë ditës, duke garantuar komfort dhe privatësi.

Përshkrimi i zonës:
Rezidenca Kaimi është një kompleks i njohur për sigurinë 24/7, mirëmbajtjen e përditshme dhe standardet e larta të ndërtimit.
Zona ofron akses të shpejtë në Unazën e Madhe, qasje në transport publik, si dhe afërsi me supermarkete, shkolla, qendra shërbimi dhe ambiente rekreative.
Një pozicion që kombinon qetësinë e jetesës familjare me afërsinë me qendrën e Tiranës.

Ky apartament është një mundësi ideale për banim ose investim, me çmim të favorshëm dhe dokumentacion të rregullt hipotekor.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në:
📞 +355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO171
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 45
Sipërfaqja: 53 m2
Kati: 6

Vendodhja e Pronës