Ofrohet për qira një apartament modern dhe i mobiluar me stil, i pozicionuar në rezidencën elitare Park Life, një ndër komplekset më të kërkuara të Tiranës për qetësinë, sigurinë dhe standardin e lartë të jetesës që ofron.
Apartamenti ndodhet në katin e 3-të (kati i fundit) të ndërtesës, me ndriçim natyral dhe organizim funksional të brendshëm.
Detajet e pronës:
Tipologji: 3+1+2
Kati: 3 (i fundit)
2 poste parkimi të përfshira në çmim
Totalisht i mobiluar
Çmimi: 1,500 € / muaj
Përshkrimi i apartamentit:
Apartamenti përbëhet nga sallon i bollshëm ndenjeje me ambient gatimi, 3 dhoma gjumi, 2 tualete modernë dhe ballkon me pamje relaksuese.
Mobilimi është i ri, me linja bashkëkohore dhe pajisje cilësore që garantojnë komoditet maksimal në çdo ambient.
Falë orientimit dhe dritareve të mëdha, apartamenti përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Përshkrimi i zonës:
Park Life Residence është një nga rezidencat më elitare të Tiranës, e njohur për sigurinë 24/7, mirëmbajtjen e përditshme, gjelbërimin dhe standardin e lartë të ndërtimit.
Zona ndodhet vetëm pak minuta nga Liqeni Artificial dhe Parku i Madh, duke ofruar qetësi, ajër të pastër dhe akses të shpejtë me qendrën e qytetit.
Në afërsi ndodhen shkolla ndërkombëtare, supermarkete, palestra dhe ambiente shërbimi, që e bëjnë jetesën këtu praktike dhe komode.
Ky apartament përfaqëson një mundësi ideale për familje ose profesionistë që kërkojnë një banesë luksoze, të sigurt dhe me çdo kushte bashkëkohore.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në:
📞 +355 69 700 7434