Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje një apartament 1+1 në një nga zonat më të bukura bregdetare të jugut – Radhimë, Vlorë, vetëm pak metra larg vijës së parë të detit.
Prona është ideale si për banim gjatë sezonit veror, ashtu edhe si investim për përdorim turistik me kthim të garantuar në qira sezonale.

Detajet e pronës:

Tipologji: 1+1

Kati: 3

Sipërfaqe ndërtimi: 50.4 m²

Sipërfaqe të përbashkëta: 10 m²

Sipërfaqe totale: 60.4 m²

Përshkrimi i apartamentit:
Apartamenti ofron një planimetri të rregullt dhe ambient të ndriçuar me pamje të hapur, i përbërë nga sallon ndenjeje me ambient gatimi, një dhomë gjumi, tualet dhe ballkon.
Ndodhet në një ndërtesë të re dhe të mirëadministruar, me akses të lehtë drejt plazhit dhe rrugës kryesore që lidh Vlorën me Orikumin.

Përshkrimi i zonës:
Zona e Radhimës është një nga më të preferuarat për pushime dhe investime bregdetare, falë detit të pastër, qetësisë dhe zhvillimit të vazhdueshëm turistik.
Në afërsi ndodhen resorte, restorante buzë detit, markete dhe hapësira rekreative, që e bëjnë këtë pronë perfekte për pushime apo qira afatshkurtër gjatë gjithë sezonit.

Ky apartament përfaqëson një mundësi shumë të mirë investimi në një zonë që po fiton çdo vit më shumë vlerë në tregun e pasurive bregdetare.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në:
📞 +355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO179
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 54
Sipërfaqja: 50 m2
Kati: 1

Vendodhja e Pronës