Ofrohet për qira një apartament luksoz dhe i gjerë me sipërfaqe totale 165 m², i pozicionuar në një nga zonat më qendrore dhe të preferuara të Tiranës – Rruga e Barrikadave, vetëm pak minuta larg nga sheshi “Skënderbej”.
Detajet e pronës:
Tipologji: 3+1
Sipërfaqe totale: 165 m²
Kati: 3
Çmimi: 1,500 € / muaj
Përshkrimi i apartamentit:
Ky apartament ofron hapësira të bollshme dhe planimetri funksionale, me sallon të madh ndenjeje, ambient gatimi , 3 dhoma gjumi dhe 1 tualet.
Mobilimi është modern dhe në gjendje të mirë, me detaje bashkëkohore dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Një zgjedhje ideale për familje, diplomatë ose profesionistë që kërkojnë cilësi dhe komoditet në zemër të qytetit.
Përshkrimi i zonës:
Rruga e Barrikadave është një ndër zonat më të vjetra dhe më të zhvilluara të Tiranës, e njohur për afërsinë me qendrën, aksesin e menjëhershëm me shërbimet kryesore, transportin publik, baret, restorantet dhe institucionet shtetërore.
Zona ofron siguri, qetësi dhe nivel të lartë jetese urbane.
📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434