Pershkrimi i Prones

Ofrohet për qira një apartament modern dhe i sapo mobiluar, i pozicionuar në një nga zonat më qendrore dhe më të kërkuara të Tiranës – Zogu i Zi, përballë Ring Center, vetëm pak minuta nga sheshi “Skënderbej”.
Apartamenti ndodhet në katin e 8-të të një pallati të ri me ashensor, me organizim funksional dhe dritë natyrale gjatë gjithë ditës.
Detajet e pronës:


Tipologji: 2+1


Sipërfaqe: 77 m²


Kati: 8


Ndërtesë: E re, me ashensor


Gjendja: Totalisht i mobiluar, jepet për herë të parë me qira


Çmimi: 1,000 € / muaj


Përshkrimi i apartamentit:
Apartamenti përbëhet nga sallon i bollshëm me ambient gatimi, dy dhoma gjumi, tualet, dhe ballkon me pamje të hapur.
Është i mobiluar me stil bashkëkohor, me pajisje të reja, sistem kondicionimi dhe mobilim cilësor.
Ofrohet për herë të parë me qira, dhe është ideal për çifte apo profesionistë që kërkojnë rehati dhe afërsi me qendrën.

Përshkrimi i zonës:
Zona e Zogut të Zi është një nga më të mirat për banim dhe biznes, me akses të menjëhershëm në qendër, Unazën e Madhe dhe arteriet kryesore të qytetit.
Në afërsi ndodhen Ring Center, bar-restorante, supermarkete, zyra bankare dhe transport publik, duke garantuar çdo lehtësi për jetesë urbane cilësore.
📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO194
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 28
Sipërfaqja: 77 m2
Kati: 8

Vendodhja e Pronës