Autostrada Tiranë - Durrës
Ofrohet për qira një apartament i ri dhe i pa banuar më parë, i pozicionuar brenda kompleksit Univers City, përballë fushës sportive dhe buzë rrugës kryesore.
Ndodhet në katin e 1-rë të një pallati të ri me ashensor, me ndërtim cilësor dhe administrim të mirë.
Detajet e pronës:
Tipologji: 2+1
Sipërfaqe totale: 84 m²
Kati: 1
Ndërtesë: E re, me ashensor
Çmimi: 550,000 Lekë / muaj
Përshkrimi i apartamentit:
Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje me ambient gatimi, 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe ballkon.
Është i pajisur me mobilim bashkëkohor, elektroshtëpiake cilësore, dhe përfshin:
Dy kondicionerë multisplit tokësorë
Lavastovilje dhe dy televizione
Kuzhinë të re të kompletuar
Një ambient i rehatshëm, praktik dhe me dritë natyrale gjatë gjithë ditës.
Përshkrimi i zonës:
Univers City është një rezidencë e re dhe moderne, e ndërtuar me koncept urban bashkëkohor, që ofron qetësi, siguri dhe infrastrukturë të plotë.
Brenda kompleksit gjenden shërbime tregtare, zona rekreative, hapësira të gjelbra dhe akses i shpejtë në autostradën Tiranë–Durrës, duke e bërë ideale për familje dhe profesionistë që kërkojnë jetesë të qetë pranë qytetit.
📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434