Pershkrimi i Prones

Ofrohet për qira një apartament modern dhe i mirëorganizuar, i pozicionuar në një nga zonat më të qeta dhe më të preferuara të Tiranës – pranë Kopshtit Zoologjik dhe Parkut të Madh të Liqenit Artificial.
Apartamenti ndodhet në katin e 2-të të një pallati të ri me ashensor, duke ofruar ndriçim natyral, pamje të hapur dhe komoditet maksimal.

Detajet e pronës:

Tipologji: 2+1+2 tualete

Sipërfaqe totale: 97 m²

Kati: 2

Çmimi: 600 € / muaj

2 Poste parkimi:15,000 Lekë

Përshkrimi i apartamentit:
Apartamenti përbëhet nga sallon i bollshëm ndenjeje me ambient gatimi, dy dhoma gjumi, dy tualete moderne dhe ballkon me pamje të hapur.
Është i mobiluar me stil bashkëkohor, me mobilim cilësor, elektroshtëpiake të reja dhe sistem kondicionimi në çdo ambient.
Apartamenti ofron gjithashtu 2 poste parkimi në katin nëntokësor, përfshirë në çmim me opsion.

Përshkrimi i zonës:
Zona e Kopshtit Zoologjik është një nga më të qetat dhe më të kërkuarat për banim në Tiranë, falë afërsisë me Parkun e Liqenit Artificial, rrugës “Eduard Mano”, dhe Komunës së Parisit.
Ofron ajër të pastër, mjedise të gjelbëruara, afërsi me shkolla, supermarkete dhe qendra shërbimi, duke garantuar një stil jetese të rehatshëm dhe cilësor.

📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO198
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 79
Sipërfaqja: 97 m2
Kati: 2

Vendodhja e Pronës