Ofrohet për shitje një apartament komod dhe plot dritë, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe më të qeta të Tiranës – Liqeni i Thatë, në Kompleksin Ferrari, vetëm pak minuta nga Parku i Madh dhe Liqeni Artificial.
Ndodhet në katin e 2-të të një ndërtese moderne dhe të mirëadministruar, me orientim të favorshëm dhe verandë të bollshme.
Detajet e pronës:
Tipologji: 1+1
Sipërfaqe neto: 54 m²
Verandë: 18 m²
Sipërfaqe totale: 72 m²
Kati: 2
Çmimi: 15,500,000 Lekë
Për momentin është e dhënë me qira 600 Euro
Mundësi parkimi: Po
Përshkrimi i apartamentit:
Apartamenti është i organizuar në një sallon ndenjeje me ambient gatimi, një dhomë gjumi, tualet dhe një verandë të madhe me pamje të hapur, ideale për relaks dhe ambiente të jashtme.
Përfundimet janë cilësore, ndërsa planimetria e rregullt siguron funksionalitet dhe rehati maksimale për banim.
Një pronë perfekte për çifte, individë apo si investim për qira afatgjata dhe turistike.
Përshkrimi i zonës:
Zona e Liqenit të Thatë është një nga destinacionet më të preferuara të kryeqytetit për jetesë cilësore.
Karakterizohet nga ajër i pastër, qetësi, godina rezidenciale me standarde të larta, si dhe afërsi me Parkun e Liqenit Artificial, rrugën “Petri”, TEG-un dhe Komunën e Parisit.
Zona ofron siguri, mjedise rekreative dhe akses të menjëhershëm në qendrën e Tiranës.
📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434