Në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të kryeqytetit, ofrohet për shitje një apartament i bollshëm 3+1+2, i pozicionuar në katin e parë ose i dyti teknik të një ndërtese të mirëadministruar.
Prona përfaqëson një kombinim të shkëlqyer të luksit, funksionalitetit dhe lokacionit premium, vetëm pak minuta nga Liqeni Artificial dhe Blloku.
Detajet e pronës:
Tipologji: 3+1+2
Kati: 1
Sipërfaqe totale: 155.6 m²
Çmimi: 497,920 €
Orientim: Jug–Lindje
Gjendja: Ndërtim i ri me standarde bashkëkohore
Përshkrimi i apartamentit:
Apartamenti është i organizuar në një sallon ndenjeje të gjerë me ambient gatimi open space, 3 dhoma gjumi, dhe 3 tualete cilësore.
Dritaret e mëdha dhe orientimi Jug–Lindje sigurojnë ndriçim natyral dhe pamje të hapura gjatë gjithë ditës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe relaksuese.
Falë pozicionit në katin e parë, apartamenti është i lehtë në akses, ideal për familje .
Përshkrimi i zonës:
Zona e Bllokut dhe Liqenit Artificial është ndër më të kërkuarat për banim në Tiranë, e njohur për stil jetese modern, ambiente rekreative, siguri dhe afërsi me çdo shërbim.
Brenda pak minutash gjenden shkolla, supermarkete, restorante, kafene dhe qendra tregtare, duke e bërë këtë apartament një adresë elitare për banim ose investim.
📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434