Pershkrimi i Prones

Ofrohet për qira një vilë ekskluzive dhe shumë funksionale, e pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe më të qeta pranë Tiranës – kompleksi “Te Tre Vilat”, në Liqenin e Farkës. Vila është e rrethuar nga një kopsht i madh dhe e organizuar në disa kate, e përshtatshme si për banim familjar, ashtu edhe për përdorim rezidencial të nivelit të lartë.

Detajet e pronës:

Vendndodhja: Kompleksi “Te Tre Vilat”, Liqeni i Farkës

Strukturë: Vilë 4-katëshe

Sipërfaqe ndërtimi: 700 m² banim

Sipërfaqe bodrum + hapësira teknike: 400 m²

Kopsht privat: 2,200 m²

Parkim: 4 vende të dedikuara

Çdo kat i pajisur me tualet

Dhomë teknike e kompletuar me kaldajë për sistem ngrohje/ftohje

Vinotekë e veçuar dhe e projektuar posaçërisht

Përshkrim i vilës:
Kjo vilë ofron një hapësirë të bollshme dhe të dritshme, me organizim funksional dhe përfundime të mira. Çdo kat është i konceptuar për të ofruar komoditet maksimal, ndërsa bodrumi i madh dhe ambientet teknike garantojnë hapësirë shtesë për depozitë, lavanderi, ambient shërbimi ose personalizime të tjera.

Kopshti privat prej 2,200 m² krijon atmosferë relaksi dhe intimiteti, duke e bërë vilën ideale për familje që kërkojnë qetësi dhe jetë cilësore pranë Tiranës, vetëm pak minuta larg qytetit.

Çmimi i qirasë: 3,000 € / muaj (i diskutueshëm)

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO251
Lloji Vilë
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 4
Dhomen e ndenjes: 2
Website Views 20
Sipërfaqja: 700 m2
Sip. Totale: 1100 m2
Sip. Toke: 2200 m2