Në një nga rezidencat më të dëshiruara dhe elitare të Tiranës, Lake View Residence, ofrohet për shitje një apartament i rrallë për nga hapësira, cilësia dhe pamja panoramike që ofron drejt Liqenit Artificial dhe zonës së gjelbër përreth.
Ky është një investim i shkëlqyer për ata që kërkojnë komoditet, privatësi dhe një standard të lartë jetese.
Detajet e pronës:
Sipërfaqe totale: 190.40 m²
Verandë: 42.80 m², e përshtatshme për relaks, ambient lounge ose organizime private
Tipologjia: 3 dhoma gjumi, sallon i bollshëm me kuzhinë të integruar, 2 tualete
2 poste parkimi të përfshira në çmim
Ndodhet në një godinë moderne, me administrim profesional dhe siguri maksimale
Përshkrimi i apartamentit:
Hapësirat janë të menduara në funksion të komoditetit dhe ndriçimit natyral. Dhomat e gjumit janë të bollshme dhe me dalje në verandë, ndërsa salloni ofron një ambient të madh dhe elegant, ideal për jetesë familjare apo pritje miqsh. Përfundimet janë cilësore, me material premium dhe arkitekturë bashkëkohore.
Përshkrimi i rezidencës:
Lake View Residence njihet për qetësinë, sigurinë, ndërtimin cilësor dhe pamjen e hapur drejt parkut të Liqenit Artificial. Rezidenca ofron ambiente të gjelbëruara, shërbime komunitare dhe një pozicion të privilegjuar pranë unazës së madhe, institucioneve arsimore, qendrave tregtare dhe restoranteve më të mira të zonës.
Çmimi: 950,000 €
Për më shumë informacion apo vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434