Ofrohet për shitje një apartament i restauruar totalisht, me orientim të favorshëm dhe organizim funksional, i pozicionuar në një nga zonat më të qeta e të aksesueshme të Tiranës.
Detajet e pronës:
Sipërfaqe në hipotekë: 40 m²
Sipërfaqe faktike: rreth 52 m² neto
Tipologjia: 1+1
Kati: 4 nga toka
Pallat i vitit 2002 (pa ashensor)
Orientim: Lindje – Jug – Perëndim
Gjendja: Totalisht i restauruar (instalime të reja, dyer, dritare, hidrosanitare)
Përshkrimi i apartamentit:
Apartamenti është i organizuar në një sallon të shndritshëm me kuzhinë të integruar, një dhomë gjumi me kubaturë të rregullt, tualet të rikonstruktuar dhe një planimetri pa humbje hapësire. Ndriçimi natyral është një nga pikat më të forta të kësaj prone, falë orientimit ideal në tre krahë.
Përshkrimi i zonës:
Rruga “Kongresi i Manastirit” është një zonë e konsoliduar dhe shumë e kërkuar për banim, vetëm pak minuta larg qendrës së Tiranës. Zona ofron të gjitha shërbimet kryesore: shkolla, markete, farmaci, poliklinikë dhe akses të lehtë në transportin urban.
Çmimi: 95,000 euro
Kontakt: +355 69 700 7434