Shitet një apartament 1+1 me sipërfaqe 42 m² neto, i pozicionuar në katin e 3-të të një pallati ekzistues, në një nga zonat më të kërkuara dhe më të aksesueshme të Tiranës. Prona është totalisht e restauruar me punime cilësore, duke e bërë gati për banim pa asnjë investim shtesë.
Detajet e pronës:
Sipërfaqe neto: 42 m²
Totalisht i restauruar
Orientim i favorshëm
Çmimi: 135,000 euro
Përshkrimi i apartamentit:
Apartamenti ka një sallon të mirëorganizuar me hapësirë ndenjeje dhe gatimi, një dhomë gjumi me kubaturë të rregullt, tualet të rikonstruktuar dhe një planimetri funksionale pa humbje hapësire. Ndriçimi natyral është i bollshëm falë orientimit jug–lindje–perëndim, duke e bërë shtepine të ngrohtë dhe të rehatshme gjatë gjithë ditës.
Përshkrimi i zonës:
Rruga “Myslym Shyri” është një vendndodhje premium, vetëm pak minuta nga qendra dhe me akses të menjëhershëm në çdo shërbim: transport urban, supermarkete, shkolla, farmaci, institucione dhe zona të tjera kryesore të qytetit. Vend ideal për banim komod ose për investim me qira.
Për më shumë informacion apo vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434