Ofrohet për shitje një apartament 2+1 në kompleksin modern Forest Residence, një ndër ndërtimet më cilësore dhe më të kërkuara të zonës së Shkozës. Apartamenti ndodhet në katin e 7-të dhe ka një planimetri të rregullt, ideale për banim familjar ose investim.
Detajet e pronës:
Tipologji: 2+1
Sipërfaqe apartamenti: 92.8 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 17.1 m²
Sipërfaqe totale: 109.9 m²
Kati: 7
Çmimi:142'870€
Fazë Karabina
Përshkrimi i apartamentit:
Apartamenti ofron një organizim funksional, me sallon të bollshëm, ambient gatimi, dy dhoma gjumi dhe tualet. Dritaret e mëdha sigurojnë ndriçim natyral dhe pamje të hapur, ndërsa planimetria e rregullt e bën të lehtë arredimin sipas stilit personal. Prona është e përshtatshme si për banim të përhershëm, ashtu edhe për investim me qira afatgjatë.
Përshkrimi i zonës – Shkozë / Forest Residence:
Forest Residence është një kompleks i ndërtuar me standarde të larta, me ambiente të gjelbra, infrastrukturë të rregulluar dhe komunitet të qetë. Zona e Shkozës ka marrë zhvillim të shpejtë vitet e fundit, me akses të lehtë drejt qendrës së Tiranës, Saukut dhe unazave kryesore. Pranë gjenden supermarkete, shërbime, transport publik dhe çdo facilitet i nevojshëm për një jetesë komode.
📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434