Në një nga rezidencat më të reja dhe më të kërkuara në zonën e Farkës, LakeLand Residence, ofrohet për shitje një apartament i bollshëm dhe ideal për banim familjar.
Detajet e pronës:
Tipologji: 2+1
Kati: 4
Sipërfaqe totale: 144.48 m²
Çmimi: 216,720 €
Përshkrimi i pronës:
Apartament me planimetri të rregullt, hapësira të mirëorganizuara dhe ndriçim natyral falë pozicionimit të favorshëm. Ofron sallon ndenjeje të madh, kuzhinë funksionale, dy dhoma gjumi me kubaturë komode dhe dy tualete të projektuar sipas standardeve të rezidencës.
Përshkrimi i rezidencës – LakeLand:
Një kompleks i ideuar për jetesë cilësore, me ndërtesa moderne, ambiente të gjelbëruara, siguri, qetësi dhe standard të lartë ndërtimi. Zona e Farkës njihet për ajrin e pastër, distancën e shkurtër nga Liqeni i Farkës dhe aksesin e shpejtë drejt TEG-ut dhe Unazës së Madhe.
Një mundësi shumë e mirë investimi ose banimi, në një zonë që po zhvillohet me ritme të shpejta.
Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, kontaktoni:
📞 +355 69 700 7434