Ofron një mundësi të shkëlqyer investimi dhe banimi në një prej rezidencave më të reja të zonës. Apartamenti ndodhet në katin e 7-të, në fazë karabina, me planimetri shumë të rregullt dhe verandë të bollshme.
Detajet e pronës:
Tipologji: 1+1
Kati: 7
Sipërfaqe apartamenti: 60.93 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 10.34 m²
Sipërfaqe totale: 71.27 m²
Verandë: 33.55 m²
Statusi: Në fazë karabina
Çmimi total: 11,907,400 Lekë
Përshkrimi i pronës:
Apartamenti ka një organizim shumë funksional, me dhomë ndenjeje dhe kuzhinë të përbashkët, dhomë gjumi dhe dalje në verandë të madhe – një aset i rrallë që shton vlerën e pronës. Ambienti është ideal si për banim komod, ashtu edhe për investim afatgjatë.
Përshkrimi i zonës – Paskuqan:
Zona është në zhvillim të vazhdueshëm, me ndërtime të reja, infrastrukturë moderne dhe akses të shpejtë drejt Unazës së Re dhe qendrës së Tiranës. E qetë, familjare dhe me të gjitha shërbimet pranë: supermarkete, farmaci, shkolla, linja urbane dhe lokale. Paskuqani po shndërrohet në një nga zonat më të kërkuara për blerje apartamentesh falë çmimeve konkurruese dhe zhvillimit të shpejtë urban.
Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, kontaktoni:
📞 +355 69 700 7434