Mjull - Bathore
Ofrohet me qira vilë moderne e pozicionuar në rezidencën elitare Acacia Hills, në zonën e Mjull Bathores. Zona karakterizohet nga qetësi absolute, siguri 24/7, gjelbërim dhe komunitet rezidencial i përzgjedhur, duke ofruar privatësi dhe cilësi të lartë jetese, me akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës dhe aeroportit.
Vila është e ndërtuar me arkitekturë bashkëkohore dhe hapësira shumë të bollshme, të konceptuara për një jetesë komode familjare. Hapësirat e brendshme janë të ndriçuara natyralisht dhe lidhen në mënyrë funksionale me verandat dhe kopshtin privat përpara dhe pas pronës.
Detajet e pronës:
Sipërfaqe trualli: 668 m²
Sipërfaqe ndërtimi: 475 m²
Sipërfaqe totale prone: 1,143 m²
Kate: 4 (3 kate + papafingo)
Çmimi: 3'000€
Vila shtrihet në një sipërfaqe trualli prej 668 m², me sipërfaqe ndërtimi 475 m² dhe sipërfaqe totale prone 1143 m². Është e organizuar në 4 nivele (3 kate banimi + papafingo), me planimetri funksionale dhe hapësira të bollshme të brendshme dhe të jashtme.
Në katin -1 ndodhet garazh për dy automjete, dhomë teknike që menaxhon të gjitha funksionet e shtëpisë, një sallë e madhe relaksi dhe një tualet shërbimi. Kati përdhe ofron një sallon open-space shumë të gjerë me ndriçim natyral dhe pamje panoramike, dalje direkte në verandë dhe kopsht si përpara ashtu edhe pas vilës, zonë ngrënieje dhe kuzhinë moderne të instaluar, një dhomë gjumi, ambient magazine dhe tualet për miq.
Kati i parë organizohet me një master bedroom të kompletuar me banjo private (vaske e madhe, jacuzzi dhe dush), dhomë garderobe dhe ballkon të madh me pamje panoramike. Në këtë kat ndodhet gjithashtu një dhomë tjetër gjumi, një ambient studio/zyrë dhe një banjo shtesë. Papafingoja përbën një ambient shumë privat, të përshtatshëm si dhomë gjumi ose hapësirë relaksi dhe qetësie.
Vila jepet gjysmë e mobiluar dhe është e pajisur me kuzhinë të kompletuar, gjenerator elektrik, pus uji që garanton furnizim të pandërprerë, oxhak, parket cilësor, boiler uji dhe pajisje bashkëkohore. Siguria është në nivel maksimal, me sistem alarmi, kamera sigurie brenda vilës, sistem kundër zjarrit, roje 24/7 dhe CCTV qendror të kompleksit Acacia Hills.
Rezidenca ofron akses të shpejtë me qendrën e qytetit, aeroportin, shkolla, supermarkete dhe qendra tregtare, duke e bërë këtë vilë një zgjedhje ideale për një stil jetese të qetë, të sigurt dhe luksoz.
📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434