Ofrohet për shitje një apartament i bollshëm me tipologji 3+1+2, i pozicionuar në Kamëz, në një zonë në zhvillim të vazhdueshëm, me akses të lehtë në rrugët kryesore, shërbime, shkolla dhe transport urban. Prona është ideale si për banim familjar ashtu edhe për investim afatgjatë.
Apartamenti ndodhet në katin e 6-të banim dhe është në fazë suvatimesh, çka i jep mundësinë blerësit ta personalizojë sipas dëshirës përfundimin dhe arredimin.
Të dhëna të pronës:
Tipologjia: 3 dhoma gjumi + sallon + kuzhinë
Tualete: 2
Sipërfaqe apartamenti: 108.38 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 17.88 m²
Sipërfaqe totale: 126.26 m²
Kati: 6 banim
Faza: suvatime
Apartamenti ofron hapësira të rregullta, ndriçim natyral dhe organizim funksional, i përshtatshëm për një jetesë komode familjare.
Përshkrimi i zonës:
Kamëza ofron akses të shpejtë me Tiranën, pranë akseve kryesore rrugore dhe transportit urban. Në afërsi ndodhen shkolla, kopshte, supermarkete, qendra shërbimesh dhe institucione publike, duke garantuar komoditet për jetesë familjare. Zhvillimi i vazhdueshëm urban e bën zonën mjaft tërheqëse edhe për investim, me potencial rritjeje të vlerës së pronës në kohë.
Çmimi: 88,382 €
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434