Në shitje apartament 2+1 me 2 tualete, i pozicionuar në Rezidencën Porcelani 3, një kompleks rezidencial modern dhe i mirëorganizuar. Prona ndodhet në katin e 5-të dhe ofron organizim funksional, hapësira të balancuara dhe standard ndërtimi bashkëkohor.
Detajet e pronës
Tipologjia: 2+1 + 2 tualete
Kati: 5
Rezidenca: Porcelani 3
Sipërfaqe totale: 100.44 m²
Çmimi: 160'704 €
Përshkrimi i apartamentit
Apartamenti ka organizim funksional me ambient ndenjeje dhe kuzhinë të përbashkët, dy dhoma gjumi dhe dy tualete, duke garantuar komoditet dhe privatësi. Orientimi Jug–Perëndim siguron ndriçim natyral shumë të mirë gjatë gjithë ditës.
Objekti ndodhet në fazë pllake, ndërsa fasada e jashtme ka përfunduar plotësisht. Sipas planifikimit, brenda këtij viti banorët hyjnë para muajit dhjetor, çka e bën apartamentin shumë të përshtatshëm për ata që kërkojnë pronë gati për banim në afat të shkurtër.
Përshkrimi i zonës – Porcelani
Zona e Porcelanit është një zonë rezidenciale në zhvillim të vazhdueshëm, e preferuar për qetësinë, ndërtimet e reja dhe aksesin e mirë drejt qendrës së Tiranës. Rezidenca Porcelani 3 ofron standard modern ndërtimi dhe potencial të mirë rritjeje vlere në kohë.
📞 Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, kontaktoni:
+355 69 700 7434