Apartament funksional në një nga zonat më të kërkuara për banim, me akses të menjëhershëm drejt qendrës dhe Unazës. Zgjidhje praktike për ata që duan komoditet, organizim të rregullt dhe pozicion strategjik në qytet.
Detajet e Pronës:
Sipërfaqe: 76 m²
Kati: 3
2 dhoma gjumi
1 tualet me dritare
1 ballkon
Koridor shpërndarës
Totalisht e mobiluar
Kondicioner
Çmimi: 650 € / muaj
Përshkrimi i Apartamentit:
Apartamenti është i organizuar në mënyrë praktike, me sallon ndenjeje dhe ambient gatimi të integruar, dy dhoma gjumi komode dhe koridor shpërndarës që ndan qartë zonën e ditës nga ajo e natës. Tualeti me dritare siguron ajrosje natyrale, ndërsa ballkoni ofron hapësirë shtesë relaksi. Jepet totalisht i mobiluar dhe i gatshëm për banim të menjëhershëm.
Ideal për familje të vogël ose çift që kërkon një ambient të sistemuar dhe funksional.
Përshkrimi i zonës:
Kompleksi Kontakt, në Rruga Artan Lenja, zonë e konsoliduar me infrastrukturë të zhvilluar, pranë shërbimeve kryesore, supermarketeve, shkollave dhe me dalje të shpejtë drejt qendrës së Tiranës dhe Unazës.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni në:
+355 69 700 7434