Pershkrimi i Prones

Vilë 4+1 në një nga rezidencat më ekskluzive pranë TEG, me standard ndërtimi të lartë dhe privatësi maksimale. Totalisht e pabanuar më parë, me mobilim luksoz dhe detaje të realizuara me kujdes.

Detajet e Pronës:

Tipologji: 4+1

Sipërfaqe ndërtimi: 392 m²

Sipërfaqe trualli: 500 m²

4 Dhoma gjumi

4 Tualete

3 Garderoba

Dhomë teknike

2 Ballkone

2 Poste parkimi në garazh

2 Poste parkimi jashtë vilës

Projekt i gatshëm për pishinë (instalimet hidraulike dhe elektrike të kryera)

Çmimi: 1,380,000 €

Përshkrimi i Vilës:

Vila është e organizuar në mënyrë funksionale, me hapësira të bollshme dhe ndriçim natyral. Zona e ditës përfshin sallon ndenjeje me përmasa të mëdha, ambient ngrënieje dhe kuzhinë moderne. Katet e sipërme ofrojnë katër dhoma gjumi me garderoba të dedikuara dhe tualete të investuara me materiale premium.

Prona është totalisht e re, e pabanuar më parë, me mobilim luksoz dhe përfundime cilësore mbi standardin bazë të ndërtimit. Projekti për pishinë është i parashikuar dhe instalimet janë të kryera, duke i dhënë mundësinë blerësit ta finalizojë sipas preferencës.

Përshkrimi i Zonës:

E pozicionuar në White Houses Residence, pranë TEG - Tirana East Gate, një zonë elitare me siguri, administrim të kontrolluar dhe komunitet të përzgjedhur. Akses i menjëhershëm me Unazën e Madhe dhe qendrën e qytetit, duke ruajtur qetësinë dhe privatësinë e një rezidence të mbyllur.

Pronë për klientë që kërkojnë nivel të lartë jetese, hapësirë, siguri dhe investim të qëndrueshëm në segmentin premium.

Për më shumë informacion ose vizitë private, kontaktoni në:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO548
Lloji Vilë
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 4
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 27
Sipërfaqja: 392 m2
Sip. Totale: 392 m2
Sip. Toke: 500 m2

Karakteristikat

Qëndër Tregtare
Shkollë

Video e Pronës

Vendodhja e Pronës