Pershkrimi i Prones

Apartament në një kompleks modern në Golem, me çmim realisht okazion për zonën. Ideale për investim veror ose për qira sezonale me kthim të mirë.

Detajet e Pronës:

Kompleksi Viena 2

Vendndodhja: Rruga Viena, Golem

Sipërfaqe neto: 64.8 m²

Sipërfaqe e përbashkët: 15.1 m²

Sipërfaqe totale: 79.9 m²


Çmimi: 79,900 €

Përshkrimi i Apartamentit:

Apartamenti ofron sallon ndenjeje të bollshëm me ambient gatimi të integruar, një dhomë gjumi me përmasa komode dhe tualet. Planimetri e rregullt, me ndriçim natyral dhe organizim praktik për përdorim familjar gjatë sezonit ose për qira afatshkurtër.

Sipërfaqja totale prej 79.9 m² e bën këtë njësi shumë konkurruese për tipologjinë 1+1 në bregdet.

Përshkrimi i Zonës:

I pozicionuar në Golem, në Rrugën Viena, zonë me zhvillim të shpejtë rezidencial dhe turistik. Afërsia me plazhin dhe resortet e zonës garanton kërkesë të lartë gjatë sezonit veror, duke e bërë këtë apartament një investim me potencial të sigurt.

Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, kontaktoni në:
+355 69 700 7434.

Detajet e Prones

Referenca: PRO552
Lloji Apartament
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 29
Sipërfaqja: 65 m2
Sip. Totale: 80 m2

Vendodhja e Pronës