Apartament në shitje në një nga zonat më të kërkuara pranë qendrës së Tiranës. Lokacion strategjik, me akses të menjëhershëm në institucionet kryesore, transport publik dhe shërbime, çka e bën pronën të përshtatshme si për banim personal ashtu edhe për investim.
Detajet e Pronës:
Vendndodhja: Mine Peza, Tiranë
Tipologji: 1+1
Sipërfaqe totale: 53 m²
Sipërfaqe neto: 46 m²
Kati: 3 banim
Pallat i vitit 2005
Pa ashensor (është rënë dakord për vendosjen e tij së shpejti)
Orientim: Juglindje
Çmimi: 155,000 €
Përshkrimi i Apartamentit:
Apartamenti ka organizim të rregullt dhe funksional, me shfrytëzim maksimal të hapësirës. Përbëhet nga sallon ndenjeje me ambient gatimi të integruar, një dhomë gjumi dhe një tualet. Orientimi juglindje siguron ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës dhe ambient të ngrohtë.
Prona është rikonstruktuar totalisht me investim serioz dhe materiale premium. Çdo detaj është punuar me kujdes për të garantuar cilësi, estetikë dhe jetëgjatësi.
Standardi i Investimit:
Instalime elektrike dhe hidraulike të reja
Rifinitura të projektuara me arkitekt
Vetrata duralumini termik
Pllaka Pajtoni Ceramica
Parket Pajtoni AC6
Hidrosanitare Pajtoni incasso
Punime gipsi dhe patinim me materiale KNAUF
Dyer me lyerje cilësore
Ndriçim EGLO
Mobilje MDF me lyerje
Elektroshtepiake të markave premium, totalisht të reja
Apartament i gatshëm për banim, pa nevojë për investime shtesë.
Përshkrimi i Zonës:
Mine Peza është zonë me kërkesë të lartë për qira për shkak të afërsisë me qendrën dhe lidhjes së mirë me akset kryesore të qytetit. Infrastrukturë e zhvilluar dhe shërbime në distancë të shkurtër.
Pronë me potencial të qëndrueshëm për rritje vlere dhe investim afatgjatë.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në:
+355 69 700 7434