Apartament me sipërfaqe të konsiderueshme familjare në kompleksin rezidencial Park Houses, një projekt modern me arkitekturë bashkëkohore dhe standard ndërtimi premium në zonën e Mjull-Bathores.
Detajet e Pronës:
Kompleksi: Park Houses
Tipologji: 4+2
Kati: 2
Sipërfaqe neto: 181.47 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 32.66 m²
Sipërfaqe bruto / totale: 214.13 m²
Çmimi: 428,260 €
Përshkrimi i Apartamentit:
Apartamenti ka organizim të qartë dhe funksional, me sallon ndenjeje të bollshëm dhe ambient ngrënieje të integruar, kuzhinë të strukturuar, katër dhoma gjumi dhe disa ambiente sanitare të shpërndara në mënyrë praktike.Planimetri e rregullt me ndarje të qartë mes zonës së ditës dhe zonës së natës, duke garantuar privatësi dhe komoditet për familje të mëdha. Dritare të mëdha që sigurojnë ndriçim natyral dhe ventilim të mirë.
Përshkrimi i Rezidencës dhe Zonës:
Park Houses është kompleks rezidencial me gjelbërim të brendshëm, hapësira rekreative dhe komunitet të përzgjedhur. Zona e Mjull-Bathores ofron qetësi, ajër të pastër dhe akses të shpejtë drejt TEG, Liqenit të Farkës dhe akseve kryesore të Tiranës.
Pronë premium në një projekt me potencial të fortë rritjeje vlere dhe jetesë cilësore.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni në:
+355 69 700 7434