Apartament me sipërfaqe të konsiderueshme dhe hapësirë të jashtme private në zonën e Farkë. Zgjidhje ideale për familje që kërkojnë qetësi, ajër të pastër dhe koncept jetese pranë natyrës.
Detajet e Pronës:
Tipologji: 3+1
Sipërfaqe e brendshme: 145.5 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 16.6 m²
Sipërfaqe totale: 162.1 m²
Sipërfaqe oborri: 114.1 m²
Status ndërtimi: Faza pllakë
Përshkrimi i Apartamentit:
Apartamenti ofron hapësirë të bollshme për jetesë familjare, me organizim funksional dhe ndarje të qartë mes zonës së ditës dhe zonës së natës. Zona e ndenjes dhe ngrënies lidhet natyrshëm me oborrin privat prej 114.1 m², duke krijuar një ambient ideal për relaks, kënd familjar apo hapësirë rekreative.
Faza pllakë i jep mundësi blerësit të personalizojë përfundimet sipas stilit dhe preferencave të tij.
Përshkrimi i Zonës:
Farka është ndër zonat më të preferuara për banim rezidencial, e karakterizuar nga gjelbërimi, qetësia dhe komuniteti cilësor. Afërsia me Liqenin e Farkës, TEG dhe akset kryesore të Tiranës ofron kombinimin ideal mes privatësisë dhe aksesit urban.
Pronë me metra reale dhe oborr privat – alternativë mes apartamenti dhe vile në një zonë elitare.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni në:
+355 69 700 7434