Pershkrimi i Prones

Në një nga rezidencat e konsoliduara të Tirana, pranë rrugës kryesore në Rezidencën Erli, ofrohet për qira apartament 2+1+2 me verandë të madhe dhe post parkimi të përfshirë. Një pronë shumë e rrallë për tregun, që kombinon hapësirën e një apartamenti me komoditetin e një oborri privat.

Detajet e Pronës:

Tipologji: 2+1+2
Sipërfaqe neto: 93 m²
Sipërfaqe Totale: 105.99
Sipërfaqe verandë: 169 m²
Parkim i përfshirë

Çmimi: 600 € / muaj

Përshkrimi i Apartamentit:

Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje të bollshëm me ambient gatimi dhe ngrënieje, dy dhoma gjumi dhe dy tualete funksionale. Hapësirat janë të organizuara mirë dhe ofrojnë komoditet për jetesë familjare.

Veranda prej 169 m² është një nga elementet më të veçanta të kësaj prone, duke krijuar një ambient ideal për relaks, kënd familjar, darka në ambient të hapur apo hapësirë rekreative.

Prona përfshin gjithashtu post parkimi, duke e bërë edhe më praktike për jetesë të përditshme.

Përshkrimi i Zonës:

Rezidenca Erli është një zonë e qetë rezidenciale, me akses të drejtpërdrejtë në rrugën kryesore dhe lidhje të shpejtë me zonat kryesore të qytetit. Afërsia me shërbime të ndryshme, supermarkete, transport publik dhe facilitete të tjera e bën zonën shumë praktike për jetesë.

Një apartament me verandë të madhe dhe parkim, i përshtatshëm për familje që kërkojnë hapësirë dhe komoditet në një zonë të aksesueshme.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni në:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO609
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 8
Sipërfaqja: 94 m2
Sip. Totale: 106 m2
Kati: 2

Vendodhja e Pronës