Pershkrimi i Prones

Në kompleksin rezidencial bregdetar Turquoise Marina, ofrohet për shitje apartament 1+1 me verandë shumë të madhe private. Një pronë që kombinon komoditetin e një apartamenti modern me hapësirën e një oborri privat, ideale për pushime ose investim turistik.

Detajet e Pronës:

Tipologji: 1+1

Sipërfaqe apartamenti (bruto): 66 m²
Sipërfaqe verandë: 159 m²
Sipërfaqe totale: 225 m²

Çmimi: 203,000 €

Përshkrimi i Apartamentit:

Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje me ambient gatimi të integruar, një dhomë gjumi dhe tualet. Planimetria është funksionale dhe e shfrytëzuar mirë, me hapësira komode për jetesë ose përdorim sezonal.

Elementi më i veçantë i pronës është veranda prej 159 m², që krijon një ambient ideal për relaks, kënd familjar, darka në ambient të hapur apo hapësirë rekreative. Kjo hapësirë e madhe e jashtme e bën apartamentin shumë të rrallë në treg.

Përshkrimi i Zonës:

Turquoise Marina është një nga projektet më moderne rezidenciale dhe turistike në bregdetin shqiptar. Kompleksi ofron infrastrukturë të organizuar, ambiente të gjelbëruara, siguri dhe akses të drejtpërdrejtë në zonat e plazhit dhe marinës.

Pozicionimi pranë detit dhe standardi i kompleksit e bëjnë këtë pronë shumë të përshtatshme si për rezidencë pushimi ashtu edhe për investim me qira sezonale.

Pronë me verandë shumë të madhe në një nga projektet më ekskluzive të bregdetit.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni në:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO616
Lloji Apartament
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 13
Sipërfaqja: 66 m2
Sip. Totale: 225 m2

Vendodhja e Pronës