Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1 në resortin Sun Palasë, i pozicionuar në zonën e Palasë, një nga zonat më elitare të Riviera Shqiptare. Prona ndodhet brenda një kompleksi modern rezidencial që ofron standard të lartë jetese dhe është shumë i përshtatshëm për rezidencë pushimi apo investim turistik.

Detajet e Pronës

Tipologjia: 2+1
Kati: 0
Sipërfaqe neto: 94.15 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 16.95 m²
Sipërfaqe totale: 111.10 m²
Sipërfaqe oborri: 18.83 m²

Çmimi: 311,080 €

Përshkrimi i Apartamentit

Apartamenti ofron një planimetri shumë funksionale dhe hapësira të organizuara në mënyrë praktike për një jetesë komode. Ambienti përfshin një sallon të bollshëm ndenjeje me hapësirë gatimi dhe ngrënieje, dy dhoma gjumi dhe tualet. Një nga avantazhet kryesore të kësaj prone është edhe oborri privat, i cili krijon një hapësirë ideale për relaks dhe për të shijuar ambientin e jashtëm.

Përshkrimi i Zonës

Resorti Sun Palasë ndodhet në zonën e Palasës, pranë Dhërmi, një nga destinacionet më të kërkuara të rivierës shqiptare. Zona karakterizohet nga plazhe me ujë kristal, natyrë spektakolare dhe resorte elitare që e kanë kthyer këtë zonë në një nga destinacionet më luksoze të bregdetit shqiptar. Afërsia me plazhet e Palasës dhe Dhërmiut dhe zhvillimi i vazhdueshëm turistik e bëjnë këtë pronë një mundësi shumë të mirë si për shtëpi pushimi ashtu edhe për investim me potencial të lartë qiraje turistike.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO737
Lloji Apartament
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 12
Sipërfaqja: 94 m2
Sip. Totale: 111 m2

Vendodhja e Pronës