Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1 në Splendor Residence, i pozicionuar në Rruga e Kokonozeve, një zonë rezidenciale shumë e kërkuar për shkak të afërsisë me qendrën e Tiranë dhe aksesit të mirë me akset kryesore të qytetit.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 2+1
Sipërfaqe neto: 76.3 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 17.415 m²
Sipërfaqe totale: 93.715 m²
Çmimi i apartamentit: 140,572 €
Post parkimi: 25,000 €
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti ofron një planimetri shumë funksionale dhe hapësira të organizuara në mënyrë praktike për jetesë komode. Ambienti përbëhet nga një sallon ndenjeje me hapësirë gatimi dhe ngrënieje, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Hapësirat janë të ndriçuara natyralisht dhe planimetria është e rregullt, duke krijuar komoditet dhe organizim optimal për jetesë familjare.
Përshkrimi i Zonës
Rezidenca Splendor ndodhet në Rrugën e Kokonozeve, një zonë që vitet e fundit është zhvilluar ndjeshëm me projekte të reja rezidenciale dhe infrastrukture. Afërsia me qendrën e qytetit, institucionet, shkollat, universitetet dhe shërbimet e shumta e bëjnë këtë zonë shumë të përshtatshme për banim. Akseset e shpejta me rrugët kryesore të Tiranës dhe zhvillimi i vazhdueshëm urban e bëjnë këtë pronë edhe një mundësi shumë të mirë investimi.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434