Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1, i pozicionuar në kompleksin rezidencial Vila L, në zonën e Astir, një nga zonat më të zhvilluara dhe më të kërkuara për banim në Tiranë. Apartamenti ndodhet në një pallat të mirëadministruar me ashensor dhe ofron kushte shumë të mira për një jetesë komode.

Detajet e Pronës

Tipologjia: 2+1
Kati: 1 banim
Sipërfaqe bruto: 95 m²
Sipërfaqe neto: 85 m²

Çmimi: 16'900'000 Lek

Përshkrimi i Apartamentit

Apartamenti ka një organizim funksional dhe planimetri të rregullt, duke përfshirë sallon ndenjeje me ambient gatimi, dy dhoma gjumi, një tualet dhe ballkon. Prona është e arreduar në mënyrë moderne, me mobilim cilësor dhe me vëmendje ndaj detajeve, duke ofruar një ambient të ngrohtë dhe komod për jetesë. Apartamenti disponon dokumentacion të rregullt pronësie dhe është gati për shitje.

Përshkrimi i Zonës

Zona e Astirit është një nga zonat më dinamike dhe më të zhvilluara të Tiranës, me infrastrukturë të përmirësuar dhe akses të shpejtë me akset kryesore të qytetit. Afërsia me shkolla, kopshte, markete, qendra tregtare, farmaci dhe transport publik e bën këtë zonë shumë të favorshme për banim familjar. Kërkesa e lartë për prona në këtë zonë e bën këtë apartament gjithashtu një mundësi të mirë investimi.

📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO745
Lloji Apartament
Statusi: Listimet e fundit
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 10
Sipërfaqja: 85 m2
Sip. Totale: 95 m2

Vendodhja e Pronës