Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1 në rezidencën moderne Morina City, në zonën elitare të Palasë, një nga destinacionet më të kërkuara në rivierën shqiptare.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 2+1+2
Kati: 3
Sipërfaqe neto: 99.4 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 21.9 m²
Sipërfaqe totale: 121.3 m²
Çmimi: 337'214 €
Post parkimi i përfshirë në çmim
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti ka organizim shumë të rregullt dhe funksional, me hapësira të bollshme dhe ndriçim natyral. Zona e ndenjes dhe kuzhina janë të integruara në mënyrë harmonike, ndërsa dhomat e gjumit ofrojnë privatësi dhe rehati. Planimetria është menduar për përdorim praktik si për banim, ashtu edhe për investim turistik.
Përshkrimi i Zonës
Morina City ndodhet në një nga segmentet më premium të rivierës, në aksin Palasë–Dhërmi, zonë që po zhvillohet me standarde të larta rezidenciale dhe turistike. Afërsia me detin, qetësia dhe natyra përreth e bëjnë këtë lokacion një nga më të kërkuarit për investime afatgjata.
Zona po njeh rritje të vazhdueshme të vlerës së pronës, e mbështetur nga zhvillimet e reja, resortet dhe fluksi i lartë turistik gjatë gjithë sezonit veror. Është një zgjedhje e fortë si për përdorim personal, ashtu edhe për gjenerim të ardhurash nga qiradhënia sezonale.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434