Ofrohet për qira apartament modern tipologji 2+1+2, i pozicionuar në zemër të Blloku, një nga zonat më dinamike dhe të kërkuara në Tiranë.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 2+1+2
Kati: 7
Sipërfaqe: 140 m²
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti ofron hapësira të bollshme dhe organizim modern, me ambient ndenjeje dhe kuzhinë të integruar, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Ndriçimi natyral dhe kubatura e rregullt krijojnë një ambient të rehatshëm dhe funksional për jetesë cilësore.
Pozicionimi në kat të lartë ofron privatësi dhe pamje të hapur, ndërsa mobilimi dhe organizimi i brendshëm e bëjnë gati për banim pa nevojë për ndërhyrje.
Përshkrimi i Zonës
Blloku është zona më e gjallë dhe më e kërkuar në Tiranë, me akses të menjëhershëm në restorante, bare, zyra, institucione dhe çdo facilitet urban. Është një zonë që kombinon jetesën urbane me komoditet maksimal, duke e bërë zgjedhjen ideale për individë apo familje aktive.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434