Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament tipologji 1+1, i pozicionuar në rezidencën Viva Complex, në zonën e Fusha e Aviacionit, një nga zonat më të kërkuara për banim dhe investim në Tiranë.

Detajet e Pronës

Tipologjia: 1+1
Kati: 8
Sipërfaqe apartamenti: 62.9 m²
Verandë: 13.8 m²

Çmimi: 130,000 €

Përshkrimi i Apartamentit

Apartamenti ka një organizim shumë të mirë, me ambient ndenjeje dhe kuzhinë të integruar, një dhomë gjumi dhe tualet. Elementi që e diferencon është veranda e bollshme prej 13 m², e cila krijon një hapësirë shtesë për relaks dhe përdorim gjatë gjithë vitit. Pozicionimi në kat të lartë siguron ndriçim natyral dhe privatësi, ndërsa planimetria e rregullt e bën shumë të lehtë mobilimin dhe shfrytëzimin maksimal të hapësirës.

Përshkrimi i Zonës

Fusha e Aviacionit është një nga zonat më të konsoliduara dhe të preferuara në Tiranë, me akses të shkëlqyer në Unazë dhe lidhje të shpejtë me pjesët kryesore të qytetit. Zona ofron çdo facilitet të nevojshëm për jetesë: shkolla, markete, hapësira të gjelbra dhe shërbime të ndryshme. Është një zonë me kërkesë të lartë për qira, duke e bërë këtë pronë një mundësi shumë të mirë investimi.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO779
Lloji Apartament
Statusi: Ne ndertim
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 10
Sipërfaqja: 53 m2
Sip. Totale: 63 m2
Kati: 8