Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament modern në Kompleksi Colombo 2, në zonën elitare të Liqeni i Thatë, një nga lokacionet më të kërkuara për jetesë cilësore në Tiranë.

Detajet e Pronës

Tipologjia: 2+1+2
Kati: 3
Orientimi: Jug-Lindje

Sipërfaqe neto: 120 m²
Sipërfaqe bruto: 140 m²

Çmimi: 260,000 €

Dokumentacion: Me certifikatë pronësie

Përshkrimi i Apartamentit

Apartamenti ofron organizim shumë të rregullt dhe funksional, me sallon të madh dhe kuzhinë open space, dy dhoma gjumi, dy tualete, dy ballkone dhe garderobë të dedikuar. Hapësirat janë të bollshme dhe të ndriçuara natyralisht gjatë gjithë ditës falë orientimit shumë të mirë.

Planimetria është e menduar për komoditet maksimal, me ndarje të qartë të zonës së ditës dhe asaj të natës, duke e bërë të përshtatshëm për jetesë familjare në standard të lartë.

Përshkrimi i Zonës

Kompleksi Colombo 2 ndodhet në një nga zonat më elitare dhe të qeta të Tiranës, pranë Liqenit të Thatë. Zona karakterizohet nga rezidenca moderne, komunitet i përzgjedhur dhe cilësi e lartë jetese.

Afërsia me parkun e liqenit, aksesi i menjëhershëm me Unazën dhe prania e të gjitha shërbimeve kryesore e bëjnë këtë lokacion një nga më të fortët në treg. Është një zonë që ruan vlerë në kohë dhe mbetet zgjedhje e sigurt si për banim ashtu edhe për investim.

Kjo është një pronë që nuk blihet vetëm për banim, por për standardin dhe lokacionin që ofron.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:

Detajet e Prones

Referenca: PRO796
Lloji Apartament
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 5
Sip. Totale: 140 m2
Kati: 3