Pershkrimi i Prones

Ofrohet për qira apartament premium tipologji 2+1+2, i pozicionuar pranë Kopshti Botanik i Tiranës, vetëm pak minuta nga Liqeni Artificial i Tiranës, në një nga zonat më elitare të Tiranë.

Detajet e Pronës

Tipologjia: 2+1+2
Kati: 2

Sipërfaqe: 180 m²

Orientimi: Jug-Lindje

Çmimi: 1600 € / muaj (neto)

Post parkimi: 2 poste në katin -1 (garazh i mbyllur)
Ambient shtesë: Hapësirë palestër në katin -1

Përshkrimi i Apartamentit

Apartamenti është i organizuar në mënyrë shumë funksionale, me korridor shpërndarës, sallon të bollshëm, ambient gatimi inkaso me dritare, dy dhoma gjumi, dy tualete (njëri me vaskë), depo/lavanderi dhe garderobë.

Përfshin gjithashtu një hapësirë studioje dhe ballkon me pamje të hapur nga Liqeni Artificial. Kubatura është e rregullt dhe çdo ambient përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.

Prona është totalisht e investuar me standarde të larta: kuzhinë inkaso, tavan i varur, ndriçim LED dhe punime druri dekorativ. Mobilimi është premium dhe i kuruar në detaj, duke e bërë gati për një jetesë komode dhe elegante.

Përshkrimi i Zonës

Zona pranë Kopshtit Botanik dhe Liqenit Artificial është ndër më të preferuarat për banim në Tiranë, e karakterizuar nga gjelbërimi, ajri i pastër dhe komuniteti cilësor. Ofron qetësi reale, por njëkohësisht akses të shpejtë me qytetin dhe shërbimet kryesore.

Është një lokacion ideal për familje, të huaj dhe profesionistë që kërkojnë standard jetese premium.


Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO799
Lloji Apartament
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 1
Sip. Totale: 180 m2
Kati: 2