Ofrohet për shitje njësi komerciale në zonën e Çentrale, një zonë e banuar dhe me akses të mirë në Vlorë.
Detajet e Pronës
Tipologjia: Njësi komerciale
Kati: 0
Sipërfaqe totale: 154 m²
Garazh nëntokë: 97 m²
Dokumentacion: I rregullt hipotekor
Përshkrimi i Ambientit
Njësia organizohet në një ambient të hapur, duke ofruar fleksibilitet maksimal për çdo lloj aktiviteti biznesi. Ka funksionuar më parë si bar, por është lehtësisht e adaptueshme për restorant, lokal, market, klinikë, zyra apo aktivitete të tjera tregtare.
Pozicionimi në katin 0 dhe hyrja direkte e bëjnë shumë të favorshme për dukshmëri dhe akses nga klientët.
Garazhi nëntokë prej 97 m² është një vlerë e shtuar reale, duke ofruar hapësirë për parkim apo përdorim sipas nevojës së aktivitetit.
Përshkrimi i Zonës
Zona e Çentrales është një zonë e konsoliduar dhe me densitet të mirë banimi, me akses të shpejtë në rrugët kryesore dhe facilitete të ndryshme. Është një zonë që ofron klientelë të qëndrueshme dhe potencial të mirë për zhvillim biznesi.
Kjo është një pronë me potencial real për investim dhe zhvillim aktiviteti në një nga zonat më të frekuentuara të Vlorës.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434