Stadiumi Qemal Stafa
Ofrohet për qira ambient i përshtatshëm për banim ose aktivitet biznesi, i pozicionuar përballë COIN Tirana dhe RTSH, në një nga zonat më qendrore dhe me vizibilitet të lartë në Tiranë.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 2+1+2 (e konvertueshme në 3+1)
Kati: 2
Sipërfaqe neto: 114 m²
Sipërfaqe bruto: 131 m²
Orientimi: Jug-Lindje
Post parkimi: i përfshirë
Çmimi: 250'000 L / muaj
Përshkrimi i Ambientit
Prona ofron hapësirë shumë funksionale dhe fleksibël, e përshtatshme si për banim, zyra apo klinika, falë organizimit të mirë dhe pozicionimit strategjik.
Organizimi aktual përfshin sallon, kuzhinë, dy dhoma dhe dy tualete, me mundësi të lehtë konvertimi në 3+1 sipas nevojës.
Avantazhi kryesor është vizibiliteti nga rruga kryesore, që e bën ideal për aktivitete që kërkojnë prezencë dhe ekspozim.
Ambienti është i sapo rinovuar totalisht, me standarde të larta:
Instalime elektrike të reja, me mundësi integrimi smart home
2 tualete të reja
Vetrata Veka triplex me mekanizëm modern
4 kondicionerë Hitachi
Parket cilësor Kronotex
Tavan i varur me ndriçim perimetral
Dyer dhe detaje të reja
Tenda të instaluara
Përshkrimi i Zonës
Zona pranë Coin dhe RTSH është ndër më të frekuentuarat dhe strategjiket në Tiranë, me qarkullim të lartë dhe akses të menjëhershëm në çdo drejtim të qytetit.
Është një lokacion ideal për biznese si zyra, klinika, studio profesionale apo shërbime të ndryshme.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434