Ofrohet për qira apartament tipologji 2+1+2, i pozicionuar në zemër të Blloku, pranë Hotel Grand, në një nga zonat më të mira të Tiranës.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 2+1+2
Kati: 8
Çmimi: 1200 € / muaj Bruto
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti ofron organizim funksional me sallon dhe ambient gatimi, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe dy ballkone. Hapësirat janë të bollshme dhe të ndriçuara natyralisht, duke krijuar një ambient komod për jetesë.
Pozicionimi në kat të lartë siguron pamje të hapur dhe privatësi, ndërsa planimetria e rregullt e bën të përshtatshëm për jetesë familjare ose për profesionistë që kërkojnë një lokacion qendror.
Përshkrimi i Zonës
Zona e Bllokut është ndër më të kërkuarat në Tiranë, me akses të menjëhershëm në restorante, biznese, institucione dhe çdo facilitet urban. Është një lokacion që kombinon jetesën dinamike me komoditetin maksimal.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434