Ofrohet për shitje apartament unik në Green Coast Resort & Residences, në zonën elitare të Palasë, një nga destinacionet më premium të rivierës shqiptare.
Detajet e Pronës
Tipologjia: Apartament me oborr privat
Sipërfaqe apartamenti: 111.1 m²
Oborr privat: 123 m²
Bodrum: i organizuar (qilar + tualet + studio arti / zyrë)
Parkim: 1 post + mundësi për 2 vende shtesë
Përshkrimi i Apartamentit
Prona është e investuar në çdo detaj dhe ofron standard të lartë jetese, me mobilim nga marka prestigjioze Fendi, pllaka porcelanoze cilësore, hidrosanitare premium dhe elektroshtepiake Smeg.
Ambienti i brendshëm karakterizohet nga dizajn modern dhe materialet më të mira në treg, i plotësuar me oxhak funksional dhe ngrohje në dysheme në tualet, duke garantuar komfort maksimal gjatë gjithë vitit.
Bodrumi është një hapësirë e diferencuar, e organizuar si qilar, tualet dhe studio arti ose zyrë e veçantë, duke ofruar fleksibilitet në përdorim.
Përshkrimi i Ambientit të Jashtëm
Oborri privat prej 123 m² është i sistemuar me gazebo dhe hapësira relaksi, me pamje të hapur nga deti.
Ofron mundësi reale për ndërtimin e një pishine me ujë të kripur, duke e kthyer këtë pronë në një eksperiencë të plotë jetese dhe pushimi.
Përshkrimi i Zonës
Green Coast është një nga resortet më të zhvilluara dhe ekskluzive në Shqipëri, i njohur për standardin e lartë, privatësinë dhe komunitetin e përzgjedhur.
Zona ofron një kombinim unik mes natyrës, detit dhe arkitekturës moderne, duke e bërë një nga investimet më të forta në tregun turistik.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434