Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1 + garderobë, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe të zhvilluara të Tiranës, përballë Delijorgjit dhe pranë Pallatit me Shigjeta, me akses të lehtë në rrugët kryesore dhe shërbimet urbane.

Detajet e Pronës

Tipologjia: 2+1 + garderobë
Kati: 7 (i parafundit)
Ashensor: Po
Sipërfaqe neto: 87 m²
Sipërfaqe totale: 101.1 m²

Çmimi: 250’000€
Përshkrimi i Apartamentit

Apartamenti ofron një organizim funksional dhe komod, me sallon ndenjeje të bollshëm dhe ambient gatimi, dy dhoma gjumi të ndriçuara natyralisht, si dhe një hapësirë të dedikuar garderobe që rrit ndjeshëm prakticitetin e jetesës.

I mobiluar në mënyrë moderne, me stil bashkëkohor dhe materiale cilësore, apartamenti është gati për banim pa nevojë për investime shtesë. Pozicionimi në katin e parafundit siguron qetësi, ndriçim optimal dhe pamje të hapur.

Përshkrimi i Ndërtesës dhe Zonës

Objekti është i pajisur me ashensor dhe mirëmbajtje të rregullt, duke ofruar komoditet dhe siguri për banorët.

Zona përreth Delijorgjit dhe Pallatit me Shigjeta është ndër më të preferuarat në Tiranë, falë afërsisë me qendra tregtare, institucione arsimore, transport publik dhe facilitete të shumta që e bëjnë jetesën praktike dhe komode.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO879
Lloji Apartament
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 3
Sipërfaqja: 87 m2
Sip. Totale: 101 m2
Kati: 7

Karakteristikat

Qëndër Tregtare
Spital
Shkollë
Vendndodhje