Pershkrimi i Prones

Ofrohet për shitje apartament tipologji 2+1 në zonën e 21 Dhjetori, një nga zonat më të konsoliduara dhe me kërkesë të lartë në Tiranë.

Detajet e Pronës

Tipologjia: 2+1
Kati: 3 (pallat ekzistues)
Sipërfaqe: 68 m²
Çmimi: 165’000€

Dokumentacion: Me hipotekë

Përshkrimi i Apartamentit

Apartamenti ka një organizim funksional me sallon ndenjeje, ambient gatimi, dy dhoma gjumi dhe tualet.

Një nga avantazhet kryesore është mundësia reale për ndarje në 2 apartamente, duke e bërë një opsion shumë interesant për investim dhe gjenerim të të ardhurave nga qiraja.

Pozicionimi në kat të tretë dhe struktura e pallatit ekzistues e bëjnë praktik për përdorim të përditshëm.

Përshkrimi i Zonës

Zona e 21 Dhjetorit është ndër më të kërkuarat në Tiranë, falë aksesit shumë të mirë me qendrën dhe pranisë së çdo faciliteti si shkolla, markete, institucione dhe transport publik.

Është një zonë ideale si për banim ashtu edhe për investim të sigurt.

Një pronë kompakte me potencial të lartë zhvillimi dhe kthimi.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434

Detajet e Prones

Referenca: PRO908
Lloji Apartament
Statusi: E perdorur
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes: 1
Website Views 5
Sipërfaqja: 68 m2
Sip. Totale: 68 m2

Karakteristikat

Qëndër
Qëndër Tregtare

Video e Pronës