Ofrohet për qira apartament tipologji 1+1 në zonën pranë Kompleksi Kristal, shumë afër Big Market, në një nga zonat më të kërkuara dhe praktike në Tiranë.
Detajet e Pronës
Tipologjia: 1+1
Kati: 2 (me ashensor)
Sipërfaqe: 65 m²
Orientimi: Jug (të dy ambientet)
Çmimi: 45,000 lek / muaj
Përshkrimi i Apartamentit
Apartamenti organizohet në sallon ndenjeje me ambient gatimi, një dhomë gjumi, tualet dhe një ballkon shumë të madh, që përbën një nga avantazhet kryesore të pronës.
Orientimi jugor siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke e bërë ambientin të ngrohtë dhe komod.
Pozicionimi në kat të dytë me ashensor e bën praktik dhe të aksesueshëm.
Përshkrimi i Zonës
Zona pranë Kristal është ndër më të kërkuarat për banim, me akses shumë të mirë dhe pranë çdo faciliteti si markete, bare, restorante dhe transport publik.
Një apartament praktik, me dritë, ballkon të madh dhe lokacion shumë të mirë.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë kontaktoni:
+355 69 700 7434